KreuCelebrity

Shokon manjaku që përndiqte Luana Vjollcën: “Ajo më premtoi martesë”

Pas tmerrit të përjetuar ditën e djeshme nga moderatorja e Top Channel, Luana Vjollca, duket se sot asaj i është dashur të përballet me disa dëshmi të çuditshme, nga manjaku që e përndiqte për muaj të tërë. Besmir Lila, pas konfrontimit fizik që pati ditën e djeshme me të dashurin e Luanës, Krenar Çoçaj është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë, nga ku ka dëshmuar se ai me Luanën janë të dy të dashuruar. Gazeta Shqiptare shkruan se Besmiri ka rrëfyer se do të bënte gjithçka për bukuroshen e Top Channel dhe ka mohuar faktin se ai e ka përndjekur Luanën, por sipas tij ata të dy kanë ndjenja të sinqerta ndaj njëri-tjetrit dhe se ajo i ka premtuar martesë.  Ndërsa në dëshminë e saj Luana Vjollca ka treguar se ajo përndiqej prej 8 muajsh nga fansi i saj, por nuk i kishte kushtuar shumë rëndësi këtij fakti, pasi nuk i ishte dukur shumë shqetësues.

Çfarë ndodhi ditën e djeshme mes Besmirit dhe Krenar Çoçaj

E denjë për një skenar filmi aksion, ka qenë ajo ç’ka përjetuar bukuroshja Luana Vjollca. Pasi ka lënë punën, pasditen e djeshme ajo është nisur drejt shtëpisë me automjetin e saj tip Audi, shkruan Panorama.  Gjatë rrugës ajo ka ndjerë që dikush po e përndiqte dhe duket se menjëherë ka telefonuar të dashurin e saj Krenar Çoçaj. Nuk ka vonuar shumë dhe Çoçaj i është gjendur në ndihmë të dashurës së tij, duke qëndruar me automjetin e tij pas manjakut që vijonte me ndjekjen ndaj Luanës. Në një moment trafiku, manjaku ka dalë nga makina e tij dhe i është afruar automjetit të bukuroshes së Top Channel, por për pak sekonda atij i ka ardhur një grusht nga Krenari, i cili ishte në gadishmëri për çdo rast rreziku. Dy djemtë kanë vijuar për pak çaste duke u përleshur me njëri-tjetrin, por efektivët e policisë nuk kanë vonuar dhe janë gjendur në vendngjarje. Ajo ç’ka e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se i riu, identiteti  i të cilit ende nuk bëhet i njohur, në momentin e fundit ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, për t’ja drejtuar Krenarit, por për fat të mirë efektivët e policisë bënë të mundur evidentimin e një tragjedie, duke ia marrë armën nga dora. I riu është arrestuar, ndërsa Luana dhe Krenari janë shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tyre. Përndjekja ndaj Luanës prej të riut, ka nisur që prej vitit 2016, por deri më tani duket se nuk ishte gjë shqetësuese.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF