KreuCelebrity

Brad kush?! Angelina Jolie po përgatit dasmën tashmë me një tjetër njeri.

Duket se tashmë Brad Pitt do të jetë thjesht babai i fëmijëve të tyre për bukuroshen Angelina Jolie. Për të gjithë fansat e ish-çiftit Brandelina, tani duhet t’i fshijnë të gjithë shpresat për një rikthim të mundshëm të çiftit. Sipas mediave të huaja, tashmë Angelina ka dikë tjetër në jetën e saj, madje marrëdhënia e tyre po shkon drejt stadit final, atë të martesës. Fatlumi është një biznesmen dhe filantropist, por identiteti i tij ende nuk është bërë i njohur. Sipas një burimi çifti i ri janë takuar para disa muajsh në Londër dhe duket se lidhja  e tyre ka qenë tejet intensive dhe Jolie është shprehur se shumë shpejt do t’ja prezantojë gjashtë fëmijëve të saj burrin e ardhshëm. Epo urime Angelina!

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF