KreuCelebrity

Lori Hoxha, Dafina Zeqiri, Kim Kardashian dhe Iggy Azalea kanë të njëjtën shije për…

Janë prej pambuku, të rehatshme, të lehta, paksa mashkullore, por tmerrësisht shumë seksi…

Bëhet fjalë për të brendshmet më ‘in’ të momentit nga Supreme. Që nga personazhet e njohur të showbizit botëror, e deri tek vajzat e famshme shqiptare, duket se të gjitha ndajnë të njëjten shije për veshjet intime të momentit. E famshmja e familjes Kardashian, Kim u fotografua në Meksiko gushtin e kaluar,  e veshur me një palë bikini Supreme, duke i nxjerrë edhe më në pah format bombastike. Në videoklipin e saj të fundit, këngëtarja Iggy Azalea i la shumë pak vend imagjinatës, e veshur me një kostum banje supreme. Duket se as Lori Hoxha nuk i ka rezistuar dot tundimit për t’i bërë pjesë të garderobës së saj Supremet e famshme. Pak ditë më parë në udhëtimin  e radhës që bëri me të motrën Sarën, Lori postoi një foto në llogarinë e saj në instagram një çantë nën logon Supreme, në të cilën me gjasa do të jenë  intimot e famshme. Dhe e fundit që i është bashkuar ‘grupit’ të kësaj marke është këngëtarja Dafina Zeqiri. Në insta story ajo postoi ditën e djeshme foto, e veshur me një palë xhinse kombinuar me një bluzë të zezë ‘crop top’. Bukuroshja e shumë hiteve, nën xhinse kishte të brendshmet e famshme , madje ajo ishte kujdesur që rrethi i tyre me logon Supreme të ishte sa më i dukshëm, duke i nxjerrë mbi pantallona.

Të gjitha të çmendura pas Supreme!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF