KreuCelebrity

Melania Trump fiton kundër Daily Mail

Të rrotullosh gjuhën shtatë herë në gojë para se të flasësh, ose në këtë rast, të rrotullosh shtatë herë kyçin e dorës para se të shkruash! Në gusht 2016, e përditshmja britanike Daily Mail, kishte shkruar një artikull mbi të kaluarën e Melania Trump në të cilin shkruhej se First Lady kishte ofruar në të kaluarën e saj shërbime që shkonin përtej modelingut. Pak më vonë këtij publikimi, më 1 shtator, tabloidi u tërhoq nga këto deklarata.

Shumë vonë, bashkëshortja e Donald Trump kishte paditur në Londër dhe në Nju Jork, ku kërkonte një dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh , duke shpjeguar se ka humbur miliona dollarë kontrata për shkak të kësaj shpifje. Madje sipas John Kelly, përfaqësuesi i saj ligjor, këto deklarata të gazetës mbi të gjitha kanë goditur dinjitetin dhe integritetin e saj.

Sot më 12 prill Daily Mail kërkoi të falur në gjykatën në Londër para Melania Trump. Ndërsa sipas CNN-së, është arritur një marrëveshje për ndërprerje të procesit ku tabloidi pranon të paguaj një shumë prej 2,9 milionë dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF