E denjë për një skenar filmi aksion, ka qenë ajo ç’ka përjetuar bukuroshja Luana Vjollca. Pasi ka lënë punën, pasditen e djeshme ajo është nisur drejt shtëpisë me automjetin e saj tip Audi, shkruan Panorama. Gjatë rrugës ajo ka ndjerë që dikush po e përndiqte dhe duket se menjëherë ka telefonuar të dashurin e saj Krenar Çoçaj. Nuk ka vonuar shumë dhe Çoçaj i është gjendur në ndihmë të dashurës së tij, duke qëndruar me automjetin e tij pas manjakut që vijonte me ndjekjen ndaj Luanës. Në një moment trafiku, manjaku ka dalë nga makina e tij dhe i është afruar automjetit të bukuroshes së Top Channel, por për pak sekonda atij i ka ardhur një grusht nga Krenari, i cili ishte në gadishmëri për çdo rast rreziku. Dy djemtë kanë vijuar për pak çaste duke u përleshur me njëri-tjetrin, por efektivët e policisë nuk kanë vonuar dhe janë gjendur në vendngjarje. Ajo ç’ka e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se i riu, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i njohur, në momentin e fundit ka nxjerrë nga çanta një pistoletë, për t’ja drejtuar Krenarit, por për fat të mirë efektivët e policisë bënë të mundur evidentimin e një tragjedie, duke ia marrë armën nga dora. I riu është arrestuar, ndërsa Luana dhe Krenari janë shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tyre. Përndjekja ndaj Luanës prej të riut, ka nisur që prej vitit 2016, por deri më tani duket se nuk ishte gjë shqetësuese.

Rituali i ëmbël i Sara Hoxhës!




Melania Trump fiton kundër Daily Mail

Veshjet më të bukura të Charlize Theron

Zaho Rama, një vogëlush plot stil!



Kylie Jenner ‘kopjon’ Elvana Gjatën!

Noizy, një dajë shembullor!


Stili i yjeve në javën e parë të prillit

Kur çiftet bashkohen edhe në veshje


Irina Shayk sapo zbukuroi njerëzimin


Era Istrefi ndryshon 100% ‘look’

