KreuCelebrity

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen! Ja çfarë i dhuroi i dashuri!

Këngëtarja seksi Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen e saj të 28-të. Bukuroshja e pop-it ka preferuar ta celebrojë këtë datë të shënuar në mënyrë private, me një darkë romantike me të dashurin e saj Jose. Nën dritat e New York, qytetit që nuk fle kurrë, Dafina mori edhe dhuratën e ditëlindjes nga i partneri i saj, i cili kishte zgjedhur për të një palë këpucë stiletto Loboutin, si dhe trëndafila të kuq. Por ora 12 e gjeti Dafinën si një Hirushe me këpucët të hequra, pasi mesa duket ajo nuk është mësuar të mbajë për shumë gjatë taka të larta. “Më pëlqejnë shumë, por nuk mund të eci për shumë gjatë me to”, shkroi Dafina në një foto të postuar në insta story, ku dukeshin Loboutin-ët e hequra tashmë nga këmba. Ndërkohë Dafina ndodhet në Amerikë, për të përgatitur albumin e saj të ri, i cili do të jetë i gjithi në gjuhën angleze. Ne jemi në pritje të suksesit tjetër që mban firmën shqiptare, të suksesit të Dafina Zeqirit.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF