KreuCelebrity

Leonardo DiCaprio dhe Orlando Bloom bashkë në Coachella!

Kjo është një “bromance” (bashkim i fjalëve brother “vëlla” dhe romance “romancë”), është një histori e bukur… Leonardo DiCaprio dhe Orlando Bloom ishin bashkë këtë fund javë në festivalin më në modë Coachella, ku çdo vit pa fund yje shkojnë të festojnë ardhjen e pranverës.

Aktori i Titanic dhe pirati i Karaibeve u panë bashkë në një mbrëmje në Neon Carnaval, të organizuar nga marka Levi’s në partneritet me Tequila Don Julio. Rasti për Leonardo DiCaprio për të lehtësuar mendimet e mikut të tij Orlando Bloom, që sapo është bërë beqar, pasi dy miqtë u panë të rrethuar nga një grup modelesh.

Mos ndoshta pas Georgad (George Clooney dhe Brad Pitt) Leorlando (Leonardo dhe Orlando) formojnë dyshen e re BFFs në Hollywood? Në fakt kjo nuk është hera e parë që Orlando Bloom bën festa me Leonardo DiCaprio. Një gjë është e sigurit, ata ndajnë të njëjtin pasion për top modelet, në veçanti për ëngjëllushet e Victoria’s Secret.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF