Bëri përshtypje ulja e Luana Vjollcës në rradhën e parë, kur ajo nuk njihet për ndonjë miqësi me Alketën. Por, kur në fund të sfilatës i shfaq Marina Vjollca e veshur nuse, atëherë gjithçka mori kuptim. Marina ngjante si një Barbi, ndërsa emocionin e saj ia përcolli të gjithë te ftuarve. Por pikërisht këtë moment të bukur Geti, bashkëshorti i ardhshëm i saj nuk e pa. Marina dhe Geti pritet të bëjnë ceremominë e dasmës këtë verë dhe para pak ditësh Bordo zbuloi se çifti ka zgjedhur pikërisht agjensinë e eventeve të Alketa Vejsiut, për të realizuar ceremoninë e dasmës së tyre. Mos ndoshta Marina e prishi magjinë, duke veshur fustanin e bardhë, shumë pak kohë para ditës së saj të madhe?! Ne mendojmë që jo, pasi një bukuroshe si Marina me siguri do të jetë po aq e magjishme, ditën kur të veshi fustanin e bardhë si nuse zyrtare e bashkëshortit të saj Getoarit.


Kush e pengon çiftin Ermal-Ami?

Çfarë mësimi mori Albana Osmani?




Kush është parajsa e Lori Hoxhës?





Dwayne Johnson synon Shtëpinë e Bardhë!

Kur kombinohen çiftet…

Si e quan ndryshe Getoari, Marinën?





