Miliona fanca në mbarë botën u trishtuan së tepërmi kur shtatë muaj më parë, morën lajmin e ndarjes së çiftit më të bukur dhe më të famshëm të Hollywood-it. I pyetur disa javë më parë për divorcin mes tij dhe bashkëshortes, Brad Pitt e cilësoi këtë periudhë si ‘vdekje’, duke lënë përshtypjen se ai po e vuan shumë këtë ndarje. Por duket se mrekullia ndodhi! Sipas mediave të huaja, kohët e fundit çifti ka filluar të kalojë shumë kohë së bashku dhe mesa duket ata kanë vendosur t’i japin një shans të dytë njëri-tjetrit. Brad dhe Angelina kanë kuptuar që ata asnjëherë nuk kanë reshtur së dashuruari njëri-tjetrin. Për momentin Jolie dhe Pitt nuk kanë preferuar të flasin për këtë çështje, pasi nuk duan të krijojnë konfuzion tek fëmijët e tyre. Epo, urojmë që të shohim një bashkim konkret sa më shpejt, të çiftit më të dashur të botës.






Eva dhe “My Story”…

Miq, jo rivalë!


Një tufë lule për…








Blu dhe bojëqielli? Alketa guxon!

Ja kush e bën të presë Xhemi Shehun!

