Kantautori i njohur shqiptar, Alban Skënderaj sapo na ka informuar përmes një postimi në instagramin e tij që shumë shpejt koncerti i tij, i titulluar ‘Tingujt E Ditarit tim’ do të zhvillohet edhe në Prishtinë! Publiku kosovar, tashmë do të ketë mundësi të asistojë e të shijojë nga afër koncertin e zërin melodioz të këngëtarit. Performanca akustike ‘live’, e cila përmban të gjitha hitet e këngëtarit përgjatë gjithë karrieres së tij, do të mirëpritet edhe në Prishtinë.
’’ ’Tingujt E Ditarit tim’ si asnjëherë më parë, së shpejti në Prishtinë.’, shkruan këngëtari.
Koncerti me të njëjtin titull është zhvilluar më herët në Tiranë gjatë nëntorit të vitit 2014 si pasojë e kërkesave në rritje nga fansat e tij e gjithashtu për të kurorëzuar punën e palodhur të artistit gjatë 10 viteve karrierë! I gjithë koncerti do të transmetohet ‘unplugged’ për publikun e Kosovës. Na mbetet vetëm të presim me padurim publikimin e datave .

Një tufë lule për…








Blu dhe bojëqielli? Alketa guxon!

Ja kush e bën të presë Xhemi Shehun!







A i patë dashuritë e Irena Kitës?


Vipat qe u larguan nga vendi
