Dwayne Johnson, ylli i Hollywood i njohur edhe si “The Rock”, nuk përjashton daljen në fushën e politikës dhe të garojë për Shtëpinë e Bardhë. Në një intervistë për revistën amerikan GQ, Johnson pohon se një garim i tij për presidencën është një mundësi e vërtetë, por mban sekret se për cilin krah mund të garojë.
Johnson vitin e kaluar nuk kishte pranuar të dilte në fushatë për Donald Trump apo Hillary Clinton, duke mbajtur distanca që të mos influencojë opinionin publik. Por, me shfaqjen e Johnson zgjatet lista e presonaliteteve të famshme që nuk e përjashtojnë mundësinë për të garuar për Shtëpinë e Bardhë. Mes tyre gjejmë Oprah Winfrey, ish-drejtori ekzekutiv i Starbucks, Howard Schultz, por edhe numrin një të Walt Disney, Rob Iger.

Celebrity
Kur kombinohen çiftet…

Celebrity
Si e quan ndryshe Getoari, Marinën?








Celebrity
Eva dhe “My Story”…

Celebrity
Miq, jo rivalë!


Celebrity
Një tufë lule për…






