Nëse (jo për fajin tuaj), mendja ju shkon tek VIP-at në tapetin e kuq, sapo dëgjoni “Festivali i Kanës”, jeni të justifikuar. Është kritikuar së fundmi, si një eveniment që më shumë se sa kinematografisë, tanimë i përket modës dhe yjeve që e përfaqësojnë atë. Për ironi të fatit, shumica e tyre janë amerikanë (në Francë!), të cilët dinë si të tërheqin vëmendjen me paraqitjet “glamour”. Modele, aktore hollivudiane : këto janë emrat që bëjnë zhurmë për shumicën, e cila nuk duket se i intereson së shumti, që në juri këtë vit bën pjesë (ndër të tjerë) edhe Pedro Almodovar. Por, kjo është një tjetër temë, apo jo? Fustanet që iu lanë më shumë mbresa, kanë lënë disi në hije paraqitjen në tërësi të VIP-ave, ku bëjnë pjesë stilimi i flokëve dhe kreativiteti në grim. Në galeri do të gjeni 11 personazhet, të prezantuar më bukur në tapetin e kuq, këtë vit në Kanë.



Ushqimet që ju plakin!

Vrapi zgjat jetën!




Vera mbushet me vija




“Best look” të Miranda Kerr!







