Ajo është padyshim një ndër top modelet më të famshme të botës të viteve të fundit. Me tiparet e ëmbla në fytyrë dhe fizikun për t’u patur zili, Miranda Kerr ka qenë për shtatë vite ndër modelet më të dashura të shtëpisë së famshme të modës Victoria’s Secret. Krahas pasarelave, apo kopertinave të revistave, supermodelja ka një stil tejet të këndshëm veshje, e sigurisht që fiziku i saj ia mundëson që ajo të duket bukur me çfarëdolloj veshje. Ne ju sjellim në vëmendje disa prej paraqitjeve të saj më të mira, të përzgjedhura nga editorët e modës.
