Me afrimin e verës ndoshta jeni në dilemë se çfarë do të vishni këtë vit për pushimet buzë detit. Kur bëhet fjalë për të shfaqur trupin me bikini, të gjithë duam të përzgjedhim më të mirën, në bazë të formave tona trupore. Këtë vit, kompania “Weekday” hedh në treg linjën më të re , që të gjithë kanë mundësinë ta disponojnë në garderobën e tyre. Ndoshta po mendoni pse dhe ka një arsye dhe për këtë. Po rikthehet përsëri moda e afro 6 viteve më parë, kur kostumet e banjos ishin komforte dhe jo fort të shtrenjta për t’I disponuar. Kështu që, nuk keni arsye pse t’i flakni tutje kostumet e plazhit, që akoma i ruani diku. Ngjyrat e ndezuar, stilet e rehatshme, materiale që thahen shpejt – këto janë të gjitha karakteristika të veshjes tuaj të plazhit këtë vit. Kostumet “body” mesa duket janë kthyer në trend edhe në Instagram, ku çdo ditë e më shumë po shohim foto të postuara buzë detit. Pra, le të themi se jemi me fat e ndoshta nuk do të na duhet të shpenzojmë aq shumë sa më parë. Në galeri do të mund të gjeni koleksionin e ri të “Weekday”.



Kina sfidon Wikipedian






Pandoflat IN të kësaj vere!



Ushqimet që ju forcojnë kockën







