KreuFashion

Fustani ikonik i Julia Roberts tek “Pretty Woman”, tashmë në shitje

E mbani mend fustanin me dy pjesë të Julia Roberts në filmin “Pretty Woman”? Për të gjithë ata që kanë menduar të kenë një veshje të përngjashme, ka një lajm të mirë. ASOS po shet aktualisht një kopje pothuajse ekzakte të versionit që kemi parë në film. Kjo u bë e mundur nëpërmjet bashkëpunit me firmën britanike Hunza G, që dizenjoi modelin origjinal 27 vite më parë. Peter Meadows, dizanjeri i atëhershëm, ishte i njohur për përdorimin e materialit me cirka të fabrikës. Kështu, në homazh të tij, është perzgjedhur për t’u rikrijuar një nga fustanet më ikonikë, i cili mendohet të jetë më i përshtatshëm gjatë periudhës së plazhit. Hunza G ka publikuar foton në Instagram, duke e cilësuar si “Fustani i Pretty Woman”. Vera po afron, kështu që çfarë prisni?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF