KreuFashion

John Legend tregon sekretet e një martese të lumtur

Nëse ka një çift që janë për t’u admiruar për marrëdhënien e tyre në çift ata janë padyshim John Legend dhe Chrissy Teigen. Çifti ka mëse një dekadë së bashku dhe të gjithë ne i kemi parë se sa të lumtur janë dhe çfarë kimie interesante kanë me njëri-tjetrin. Me pak fjalë çifti më i paparë në radhën e të famshmëve të showbizi-it botëror është padyshim çifti i modeles dhe këngëtarit të njohur. Në fakt është e vështirë të mbahet një lidhje e gjatë dhe e qëndrueshme, aq më tepër kur të dy partnerët janë tejet të suksesshëm në fushat e tyre përkatëse, të paktën me shumë personazhe të njohur në më të shumtën e rasteve ky kombinim nuk ka funksionuar. Për të gjthë ju që pyesni nëse ata kanë një sekret për këtë, John është treguar i mirë dhe e ka ndarë me publikun sekretin e marrëdhënies së tij të lumtur me gruan. Ja disa sekrete për një marrëdhënie të shëndoshë sipas John Legend:

Gjetja e balancës mes të qenit ambicios dhe të mbështetsësh njëri-tjterin në atë që gjithsecili bën: “Mua më pëlqen shumë kur gruaja ime është e suksesshme. Dhe kështu duhet të jetë. Ne të dy e duam suksesin e njëri-tjetrit dhe të dy bëhemi pjesë e tij. Natyrisht që punët tona janë të ndryshme dhe ne duhet të kuptojmë interesin dhe sakrificën që çdo profesion kërkon. Nuk mund të bëhesh kurrsesi xheloz për suksesin që ka partneri juaj, nëse do që një marrëdhënie të funksionojë. Sigurisht unë punën  time e dua më shumë se çdo profesion tjetër, por kur shoh suksesin e gruas time edhe unë e shijoj atë bashkë me të”

Të mos mërzitesh, edhe pasi keni kaluar shumë vite bashkë: “Jam me fat që jam me një grua pasionante dhe dinamike, unë jam me dikë që është argëtuese, e zgjuar dhe ne kemi udhëtuar shumë dhe kemi bërë shumë gjëra të bukura së bashku. Por edhe partneri tjetër duhet të bëjë përpjekje. Unë nuk mjaftohem vetëm tipin argëtues të gruas time, pasi edhe unë bëj pjesëen time, dhe në këtë mënyrë ne plotësojmë njëri-tjetrin. Duhet të dilni në takime së bashku, të kujtoni herë pas here se çfarë ishte aji gjë që të bëri të dashuroheshe me atë njeri.”

Të kuptosh depresionin pas lindjes: “Kjo po është e dhimbshme. Të shikosh njeriun tënd të zemrës me humor totalisht të ç’ekuilibruar, teksa qëndron në errësirë për orë të tëra e vetme, është me të vërtetë një sfidë për t’u përballuar. Ti nuk di nëse është për fajin tënd, apo nëse mund të bësh diçka për ta ndihmuar, apo nëse ti ke gabuar diku. Ajo që duhet të bësh të lexosh dhe të mësosh se çfarë ndodh me trupin dhe psiqikën e femrës, pasi ajo ka sjellë në jetë në fëmijë. Duhet të takosh psikologë, specialist në mënyrë që të kuptosh gjithçka dhe të kuptosh se çfarë po ndodh. Pra duhet të bësh një pakt me këtë situatë dhe të kuptosh që gjithçka është kalimtare, ajo do të bëhet mirë dhe do të kthehet njësoj si më parë. Por asaj  duhet ndihma dhe mbështetja jote. Sepse të dy jeni pjesë e kësaj gjëeja, dhe vetëm në këtë mënyrë situata do të kalojë sa më shpejt dhe ju do keni sërish partneren tuaj, ashtu siça jo është në të vërtetë”

Nëse thua shumë herë ‘jam i zënë’, atëherë kjo do të thotë që nuk ke interes: “Sado të zënë të jeni në angazhimet tuaja, është e pamundur të mos gjeni kohë për partneren tuaj, në të kundërt ju nuk keni interes dhe thjesht nxirrni pretekste. I zënë mund të jesh maksimumi për pak ditë, po nëse kjo gjë zgjat për disa javë me radhë, atëeherë më shumë se i zënë me punë, ju thjesht nuk keni dëshirë të gjeni kohën për njëri-tjterin”

Një ish e dashur, duhet të jetë thjesht e kaluara jote: “Unë asnjëehrë nuk kam mbajtur kontakt me ish të dashurat e mia. Në momentin që kam njohur Chrissy, nuk do të mund të bëja dot kurrë diçka që ta merziste atë, dhe në fakt nuk patur asnjë dëshirë t’i kthehem një ish të dashure, madje unë mendoj se nëse dikush ndjen një dëshirë për të patur qoftë edhe një flirt me një ish të dashur, atëherë ai nuk e vlerëson aq sa duhet lidhjen që ka dhe nuk e quan atë parësore”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF