Moti është ngrohur, duke na bërë që të gjithëve të na shkojë mendja tek plazhi. Fundjavat drejt detit tashmë do të jenë të shpeshta, por bërja e valixhes gati për 2-3 ditë jashtë shtëpisë shpeshherë bëhet stresante, pasi gjithmonë harrojmë të marim diçka të nevojshme, apo edhe marim gjëra krejt të panevojshme me vete. Ndaj ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla, se cilat janë 15 gjërat më të nevojshme për të futur në valixhen e plazhit për fundjavën.