Nëse ka një ngjyrë të cilën ju duhet ta keni në garderobë këtë sezon, ajo është ngjyra rozë. Nga rozë e lehtë në atë të fortë, ju mund ta vishnji atë nga koka te këmbët ose të kombinoni look-un tuaj me detaje të njërës ose tjetrës. Nëse doni referenca dhe insirim nga sfilatat shihni ato të Celine, Chanel, Valentino, Alexander Wang dhe Michael Kors.
Ka shumë mënyra sesi ju mund ta bëni këtë ngjyrë të dominojë në garderobën tuaj. Një ndër mënyrat më të lehta është të kombinoni një bluze të thjesht të bardhë, me një palë xhinse dhe të shtoni ose një palë balerina ngjyrë rozë/ të purpurt ose një çantë ngjyrë rozë të fortë. Përndryshe, nëse dëshironi të guxoni më shumë, rekomandohet një fund ngjyrë pink dhe një bluze ngjyrë të kuqe.
Kjo është padyshim ngjyra juaj këtë verë.