KreuFashion

Nga NASA vjen harta e re e Tokës natën

NASA publikon hartën e re të Tokës natën, të realizuar falë satelitit Suomi Npp. Bëhet fjalë për një pamje të përbërë nga dritat e ndezura natën në Tokë dhe kjo është pamja me e qartë e vendosjeve të njeriut në planet. Harta e re, interaktive dhe që mund të shihet në faqen e NASA-s, përditëson atë të publikuar në vitin 2012, një vit pas nxjerrjes në hapësirë të këtij sateliti, në kuadër të programit “National Polar-orbiting Partnership”. Ky imazh është quajtur “Black marble”, në nder të fotos “Blue marble” të shkrepur nga austronautët e Apollo 17 kur ishin në rrugën drejt Hënës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF