KreuFashion

Dieta ditore e Jennifer Aniston

Ajo tashmë është 48 vjeç, por mosha për të duket se është thjesht një numër. Jennifer Aniston nuk tregon më shumë se 30 vjeç dhe kjo sigurisht falë geneve të saj të bukura, por jo vetëm. Fiziku i saj i lakmueshëm është edhe falë një diete tejet të shëndetshme ushqimore si dhe aktivitetit fizik që ajo shpesh bën. Aktorja me sytë e kaltër ka zbuluar për të gjithë dashamirësit e saj dietën e saj ditore, se çfarë konsumon ajo konkretisht nga mëngjesi, deri në darkë. Ndaj sytë katër të gjithë tani, se ndoshta do të kemi fatin të kemi fizikun  e saj në moshën 48-vjeçare.

Mëngjesi: Gjëja e parë që Aniston bën çdo mëngjes, është të pijë një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Më tej ajo vazhdon me vaktin e mëngjesit. Ndonjëherë ajo përgatit një ‘smoothie’ me qumësht, mjaltë, banana, bajame, kakao dhe pluhur proteinash. Një herë tjetër aktorja preferon të konsumojë vezë të zier, një tost me avocado me pak vaj kokosi. Një ditë tjetër ajo konsumon tërshërë me të bardhë veze.

Dreka dhe Darka: Në drekë dhe në darkë Jennifer konsumon pothuajse të njëjtat gjëra, por sigurisht duke i alternuar. Që do të thotë se nëse në drekë ajo vendos të konsumojë ushqime që përmbajnë proteina, atëherë darka do të jetë me perime. Pjatat me bazë peshku ose mishi janë gjithashtu pjesë e pandashme e dietës së saj. Aktorja e Hollywood është shprehur se që kur është lidhur me Justin Theroux, ai e detyron të mëkatojë ndonjëherë me një pjatë makarona, të cilat ai i gatuan në mënyrë të shkëlqyer. Madje pjata e preferuar e Jennifer Aniston, është pikërisht spaghetti  Carbonara.

Zemra: Për Jennifer është shumë e rëndësishme të konsumosh shumë fruta, pasi në këtë mënyrë ajo mer sasinë e nevojshme të sheqerit që i duhet trupit të saj. Për zemër zakonisht preferon të konsumojë një kokërr mollë si dhe fruta të thata, mundësisht arra dhe bajame.

Mëkati i ëmbël: Jennifer e pëlqen shumë kuzhinën meksikane, dhe këtë e ka shprehur në shumë intervista. Dhe kur ka një ditë të lirë, në të cilën vendos të ‘mëkatojë’ ndonjëherë, ajo shkon menjëherë tek restorantet meksikane, duke konsumuar tortilla. Zakonisht i jep të drejtë vetës, për të ‘mëkatuar’ një herë në javë.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF