Një vetull e plotë, e lartë, e errët dhe e harkuar bukur do të ishte vetulla perfekte për këdo. Në fakt do të ishte, sepse tani jo më. Trendi më i fundit i modelit të vetullës, që po bën namin këtë sezon nëpër rrjetet sociale, është vetulla në formën e pendës, ose puplës. Qime të gjata dhe të krehura në mes të vetullës, është çmenduria e radhës, për ata që ecin me hapin e kohës moderne dhe që nuk duan të lënë asnjë trend pa ndjekur. Gjithçka nisi si një lojë në rrjetin social Instagram ku disa prej bloegerve nisën të krihnin vetullën e tyre në mënyrën e çuditshme, por që mesa duket shumë shpejt çështja u kthye në serioze dhe shumë prej tyre e bënë pjesë të përditshmërisë së tyre vetullën prej puple. Ende nuk e kemi parë këtë trend në vendin tonë, por me siguri gjasat janë që edhe vajzat tona blogere ose jo, të bëjnë krehjen interesante të vetullës së tyre.





Dieta ditore e Jennifer Aniston








Ushqehuni shëndetshëm në mëngjes






