KreuFashion

Kjo hile do ‘tju bëjë të kurseni shumë para me produktet e bukurisë!

Ju mund t’ju duhet të mendoheni dy herë përpara se të hidhni në kosh kremin e fytyrës në dukje bosh. Në një postin të shkëlqyer, një make up artiste ka ndarë një hile të thjeshtë që do t’ju bëjë ju të kurseni qindra para në produktet e bukurisë për gjatë gjithë jetës.

Për çfarë bëhet fjalë?

Në pamundësi për të shtrydhur më shumë çdo produkt, ajo vendosi ta pres atë, duke zbuluar një sasi të konsiderueshme krem që gjendej brenda tubit dhe që nuk mund të merrej prej tij në ndonjë mënyrë tjetër. Dhe nëse shihni në foton nr.2 do të kuproni se ajo ka të drejtë sepse shihni sesa krem i pashfrytëzuar ka mbetur brenda e që tani mund të ishte hedhur dëm.

Thënë ndryshe, kjo teknikë gjeniale këshillon që çdo femër të mundohet të marrë maksimumin nga produktet e bukurisë që ajo përdor.

Megjithatë për të bërë të funksionojë kjo hile, ju duhet të siguroheni që pas përdorimit të gjeni një formë për ta mbyllur produktin. E si përfundim ajo që mund të thuhet është se nëse këtë hile e aplikojnë edhe në produkte të tjera si shampo, condition-i, primer-i, kremin e syve apo gjithçka tjetër që ju përdorni me siguri do të keni kursye mjaft para për veten tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF