KreuFashion

Tuta sportive me taka. Ja VIP-at që guxuan!

Nëse kohë më parë të dilje në rrugë e veshur me një palë tuta sportive me këpucë apo sandale me taka, me siguri do të bëheshe gazi i botës. Por sot jo më! Madje këtë sezon nëse del e veshur në një mënyrë të tillë në rrugë, do të quhesh fashioniste dhe tejet moderne. Sepse trendi më i ri në industrinë e modës, është pikërisht ky kombinim i çuditshëm në dukje. Për ata që guxojnë dhe që u pëlqen të ndjekin freskimet e reja të stilit të veshjes, që sugjerojnë stilistët ky kombinim ka rezultuar shumë interesant. Ne ju sjellim disa nga personazhet e shoëbizit shqiptar, të cilat kanë guxuar për të përqafuar trendin e ri. Madje mes tyre gjejmë edhe personazhe të cilat rrallë dalin nga korniza e veshjes së stilit të tyre që i karakterizon, si psh Rudina Magjistari e cila surprizoi kur para pak ditësh doli në emisionin  e saj të pasdites, e veshur me një palë tuta me vija ansash, të kombinuar me një këmishë të bardhë dhe sigurisht me këpucë me taka. Meqë jemi tek Rudina duhet thënë se na pëlqeu shumë, madje atë ditë pati shumë ovacione nga publiku i studios, për veshjen e moderatores, ndaj  nëse do të guxonte herë pas here do të bënte shumë mirë. Apo edhe Manjola Nallbani, e cila e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, u shfaq me një palë tuta në dukje tejet sportive të markës Pinko, por të kombinuara me këpucë stiletto me taka. E padyshim në fizikun e Manjolës, nuk kishte se si të mos ngjante bukur kombinimi tuta-taka. Armina Mevlani tashmë e kthyer në një prej blogerve më të njohura shqiptare e cila ka shumë ndjekës të huaj në llogarinë e saj në Instagram, nuk kishte si t’i mungonte kësaj liste. Pak javë më parë ajo postoi foton e radhës, e veshur me një palë tuta të markës Gucci, të shoqëruara me një palë këpucë të bardha. Lori Hoxha dhe Irena Kita janë dy personazhet, të cilat nëse bëhet fjalë për të guxuar përsa  i përket modës apo stilit të veshjes, janë ndër të parat. Të dyja fashionistet e njohura për kombinimet e veçanta në veshje, nukk kanë ngurruar për ta përqafuar trendin e ri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF