Kanali në Youtube, JerryRigEverything, na propozon një video të pasur me gërvitshje, djegie, presione dhe tortura të ndryshme, me protagpnist të famshmin Galaxy S8, flamurtari i fundit i prodhuesit koreanojugor.
Testet e realizuara nga Zack, emri i youtuber-it, janë bërë tashmë një pikë referimi për të gjithë ata që duan të zbulojnë aftësitë rezistuese të një smartfoni të ri, falër kritereve me të cilën zhvillohen. Pra në këtë video do të shihni prova klasike si gërvishtje të ekranit, analizim të thelluar të përbërësve të jashtëm të smartfonit, si reagon ekrani kur nxhehet shumë si dhe testin që tregon sa rezistent është telefoni ndaj shtrembërimeve.
Video: