Destinacione pushimesh
Ky është momenti të piketosh destinacionin e pushimeve të kësaj vere. Yjet ju orientojnë për çdo shenjë, ku duhet të shkoni, cilin qytet të vizitoni për disa ditë relaksi, gjithçka duke u orientuar nga karakteristikat e zodiakut dhe pasionet e tua.
Dashi
Tuniz, Tunizi
Ti je energjik dhe plot kurajo, aq sa sfidon të panjohurën. Tunizia flet mjaftueshëm për shpirtin tënd aventuresk. Fizikisht sfiduese, Tunizia ofron një diversitet dhe një peizazh të pasur për tu eksploruar.gjatë pushimeve të verës, ndaj mos nguro të prenotosh disa ditë pushimi të paharruara.
Demi
Paris/Francë
Ti je një natyrë spontane, e cila preferon të marrë kënaqësi sidomos nga gjërat e thjeshta por edhe nga rehatia e të qëndruarit në shtëpi. Eleganca e thjeshtë e Parisit është perfekte për temperamentin tënd, duke të ofruar një ushqim të mirë, verë të përkryer dhe një pamje të bukur.
Binjakët
Nikosia, Qipro
Ti je një adhurues i natyrës, kurioz rreth botës si dhe një njeri i cili dëshiron të bëjë miq kudo që shkon. Qipro është si një banket për mënyrën tënde të të jetuarit plot energji, duke të lejuar të përjetosh eksperienca të jashtëzakonshme në ndërthurje me kulturën dhe stimulimet psikologjike.
Gaforre
Palermo, Itali
Ti tërhiqesh nga rehatia, por këtë dëshiron ta ndash me të dashurin e zemrës dhe të njohurit e tu të afërm. Siçilia të ofron privatësinë që kaq shumë dëshiron, dhe pavarësinë për të shijuar pushimet e tua në strofullën tënde, po ashtu edhe shpirtin e aventurës për të zbuluar gjëra të reja.
Luani
Monte Carlo/Monako
Ti gjithmonë dëshiron që të jesh qendra e vëmendjes, të ndihesh i admiruar nga të tjerët dhe tërheqës deri në magjepsje. Monako është vendi i përsosur për një arratisje të vërtetë, ku ti mund të shijosh ngrohtësinë e mesdheut dhe pasurinë e madhe të një vendi luksoz.
Virgjëresha
Berlin, Gjermani
Metodik, analist dhe tejet i saktë: ti dëshiron të shfrytëzosh pushimet e verës sa më shumë të jetë e mundur. Me një bollëk muzeumesh dhe pasuri të pafundme të vendeve kulturore, vizitoni Berlinin, një qytet i cili përshtatet më së miri me personalitetin tuaj të mirëorganizuar.
Peshorja
Giza, Egjipt
Ti tërhiqesh nga pamje dhe kultura madhështore, në vend që të qëndrosh në një hotel të rehatshëm. E pushtuar nga një jetë plot gjallëri dhe kulturë, Giza përmbush nevojat e tua për frymëzim rreth gjërave materiale si dhe ndërveprimin tënd social, përmes një turneu të vërtetë kulturor.
Akrepi
Stamboll, Turqi
Ti nga natyra je dinamik dhe i pavarur, ndaj preferon të udhëtosh vetëm dhe sa më larg vendit tënd të jetë e mundur. Ndaj le të ngjajnë këto pushime si një arratisje ne vendet e lindjes, ku Stambolli ofron përveç anës ekzotike, shumë mister si dhe një kulturë të mjaftueshme gjallëruese.
Shigjetari
Reykjavik, Island
Si një me natyrën, edhe duke qenë aty jashtë, në një vënd të panjohur, ti ndjehesh sikur je në shtëpinë tënde, duke shijuar eksplorimin. Bukuria e pastër qe rrethon Reykjavik-un të lejon të eksplorosh, mësosh dhe shijosh nevojat e tua për liri, kjo edhe vetëm me një çantë në kurriz.
Bricjapi
Athinë, Greqi
Intelektual, një vetmitar i natyrës dhe një mendimtar i thellë. Si djepi i civilizimit perëndimor, Athina është ura lidhëse e antikitetit dhe modernizmit, në këtë mënyrë të ofron hapësirën perfekte për të reflektuar mes të dyjave kohëve, por edhe të shohësh më shumë brenda vetes.
Ujori
Bangkok, Tailandë
I pavarur, i përshtatshëm në një nivel të lartë, ju mund të shkoni me rrjedhën ne çdo moment dhe situatë të papritur. Si një qytet i pushtuar nga turistët, Bangkoku është vendi juaj ideal për të kaluar pushime mahnitëse me shumë pak shpenzime dhe plot e për plot emocione.
Peshqit
Las Palmas, ishujt Canary
Ti je ëndërrimtar, ke një nivel të lartë të imagjinatës dhe natyrë kreative. Lundrimi me jaht përreth ishujve Canary do të përforconte dashurinë për oqeanin. Plazhet idilike të Canarias do të të ofronin hapësirën që kaq shumë të duhet për të medituar dhe reflektuar në qetësi totale.