Edhe pse ka ndodhur që jo gjithmonë të renditet ndër të veshurat më mirë, Rita Ora nuk mund të lihet pa përmendur kur vjen puna tek personazhet që kanë spikatur më shumë, në artikuj të ndryshëm kushtuar modës. Paraqitja e saj në Video Music Awards 2014, vështirë të harrohet. Veshur me një fustan të kuq, të çarë në njërën anë, këngëtarja nxirrte në pah linjat e saj. Fustani i dizenjuar nga Donna Karan atelier, u vesh dy vite më pas nga Bella Hadid, në Festivalin e Kanës. Nuk mund t’i vëmë faj! Në po të njejtin vit, revista Grazie e cilësoi Rita Orën si të veshurën më mirë gjatë eventit GQ Men of the Year Awards, për paraqitjen e saj me një fustan gri të punuar me gurë të vegjel e të shndrritshëm. Guximi i artistes për të eksperimentuar me gjatësitë e fustaneve, ka bërë që kritikët e modës ta cilësojnë jo pak herë si një ndër yjet që shkëlqejnë gjatë eventeve të ndryshme. Kjo, normalisht, ka patur vështirësitë e veta, duke qenë se ka ndodhur që këngëtaren e ka penguar jo pak zgjedhja që ka bërë (kujtojmë këtu Met Gala 2014). Në galeri do të mund të gjeni 10 nga paraqitjet më të mira të saj ne tapetin e kuq dhe pse jo, mund të zgjidhni të preferuarin tuaj.