Vetullat e holla, ndryshe nga sot, ishin udhëheqëse në vitet ’90. Por, ndryshe nga disa trende të tjera (si këpucët e sheshta të stilit flip-flop), ato nuk iu rikthyen më emrave më të njohur të modës, për plot 27 vite. Derisa Jenner apo Hadid t’i shohim me një look të vitit 1990, vetullat e trasha do të vazhdojnë të jenë dominuese në pasarelat dhe tapetet e kuq anë e mbarë botës. Kështu që, qetësohuni! Gjithsesi, i kemi vendosur vetullat e holla te theksuara me nje vije lapsi, tek disa prej personazheve si Solange, Kim Kardashian, Rihanna e plot të tjerave, duke iu dhënë kështu një pamje krejtësisht ndryshe. A është kjo një modë që nuk duhet të rikthehet, apo ndoshta është thjesht çështje shijesh? Për t’i dhënë përgjigje pyetjes, shfletoni në galerinë më poshtë.
