Me ardhjen e stinës së ngrohtë, ftesat për dasmën e një miku apo mikeshe, shtohen çdo ditë. Po, nëse je ti nusja ose dhëndri këtë verë?! Përpos emocioneve të pritjes me padurim ditën e madhe, stresi që të shkojë çdo gjë ashtu siç duhet, dhe dëshira për të patur dasmën më të bukur që gjithmonë keni ëndërruar është e madhe. Të paktën çiftet që e kanë kaluar këtë eksperiencë e dinë më së miri përzierjen e këtyre ndjesive. Të gjitha çifteve që kanë vendosur të thonë Po këtë verë, “Wedding Planners Albania” do të ishte zgjidhja, për të evituar stresin e përgatitjes së ditës së madhe. Në një mori agjensish të shumta që gjen sot në Tiranë, ajo që do të bentë diferencimin do të ishte origjinaliteti, gjë që në “Wedding Planners Albania” është parësore. Nën moton “Krijuar veçanërisht për ju, me ju”, stafi i kësaj agjensie ju kursen ‘dhimbjen e kokës’ për t’u marrë ju vetë me të gjitha detajet, dhe gjithçka që duhet të bëni është që të shkoni në dasmë si të ftuarit e nderit.
Duke qenë se jemi në fillim të sezonit të dasmave, cilat janë trendet më të fundit të dekorit, fustaneve, dhe gjithçka tjetër që ofroni ju?
Sezoni i dasmave mund të themi se ka nisur dhe çiftet janë tashme shumë pranë ditës së tyre speciale. ‘Ëedding Planners Albania’, ofron shërbime dhe ide inovatore në fushën e eventeve duke përfshirë detaje nga tendencat botërore. Dekoret tona kanë në thelb punën “hand-made”, ku për secilin çift eventi kurohet sipas tematikës. Ne zbukurojmë eventin me konstruksione dhe materiale të cilat bëjnë diferencën. Fustanet janë të dizenjuar nga Stilistë me famë botërore ku punimi i dorës duket qartë, pasi ato dallojnë që me shikimin e parë ku Sateni, Dantellrat dhe gurët e kombinuar bukur dhe plot finesë ta prishin mendjen. Dhe më e rendësishmja, përshtatshmëria e fustaneve tona në trupin e nuseve që na zgjedhin është unike. Një shërbim i cili nuk mund të lihet pa u përmendur është edhe linja jonë “Hand-Made”, punime dore nga Kisilda S. ku ofrohen: Ftesat, Konfetat, Libri i Urimeve, Jasteku i Unazave, Gotat e Shampanjës, Kurorat, Qirinjtë dhe plot aksesorë të tjerë, të punuar të gjitha me dorë. Krijohen me materialet më cilësore dhe aksesorë të shndritshëm.
Preferohen ambientet e jashtme, apo të brendshme?
Shumë çifte që na kanë zgjedhur edhe për këtë vit janë duke zgjedhur ambjente të jshtme për të zhvilluar eventin e tyre, natyra ofron shumë bukuri! Por sërish mbizotëron ambjenti i mbyllur pasi ofron komoditete të shumta.
Cila është motoja e agjensisë tuaj?
“Krijuar veçanërisht për ju, me ju!”…kjo shprehje shfaqet kudo në punën tonë, mjafton ta eksplorosh pak atë.
Ju realizoni çdo dëshirë që kërkon çifti, apo jepni edhe sugjerimet tuaja? Pasi shpesh mund të ndodhë që klientët të kenë kërkesa të çuditshme. Si negocioni ju në këtë rast?
Çifti është partneri ynë kryesor. Sigurisht që ne i dëgjojmë dëshirat e secilit prej çifteve që na zgjedhin, pikërisht këtu nis puna jonë si planifikues. Ne i bëjmë sugjeruar dhe i argumentojmë çdo “po” ose “jo” tek zgjedhjet e tyre. Rezultati duhet të jetë ai që ata kanë ëndërruar por pa vënë në risk eventin, ndaj ndërhyrja jonë mirëpritet edhe tek kërkesat më të çuditshme J
Si do ta përshkruanit një dasmë perfekte, me të gjitha detajet e duhura. Çfarë e bën atë të duket perfekte?
Në botën e internetit ku ne po jetojmë, ka shumë ngacmime dhe ajo që mua ose juve mund tju duket perfekte, për një çift ka gjasa të jetë diçka tjetër. Personalisht mendoj se një dasëm perfekte mund të quhet dasma që ka arritur 99-100% të realizojë ëndrën e çiftit. Lumturia e tyre, është treguesi për arritjen e perfeksionit.
Si variojnë çmimet në agjensinë tuaj.
Buxheti, është shumë i rëndësishëm për një “sipërmarrje” siç është një event. Ne ju sigurojmë se çmimi për shërbimet tona kënaq çdo çift i cili dëshiron një event unik.
Keni patur personazhe VIP qe kanë zgjedhur agjensinë tuaj?
Dukeqënëse disponojmë disa shërbime, klientet tanë janë nga fusha të ndryshme. Po kemi pasur disa klientë që kanë zgjedhur detaje nga Weding Planners Albania.


Kina sfidon Wikipedian






Pandoflat IN të kësaj vere!



Ushqimet që ju forcojnë kockën








