KreuFashion

Kina sfidon Wikipedian

Kina parashikon të shpalosë vitin e ardhshëm një enciklopedi online, prezantuar si një “Mur i Madh kulturor” përballë ndikimeve të huaja në përgjithësi dhe Wikipedias në veçanti.

“Kina pritet të publikojë enciklopedinë e saj për të udhëhequr opinionin publik”, sqaroi promovuesi kryesor i projektit, Yang Muzhi, në një artikull të publikuar muajin e fundit në webin e Akademisë Kineze të Shkencave.

Në ndryshim nga Wikipedia apo ekuivalentja e saj kineze, Baidu Baike, që përdoren si shërbime pa pagesë dhe ku përmbajtja online rishikohet në vazhdimësi, projekti i ri do të redaktohet plotësisht nga profesionistët.

”Më shumë se 20 000 pedagogë janë rektuar tashmë për të marrë pjesë në projekt”, sipas së njëjtit artikull.

Në një tjetër artikull publikuar vitin e kaluar, Yang Muzhi prezantoi enciklopedinë e ardhshme si një rivale të Wikipédia dhe të Encyclopedia Britannica duke punuar fort për t’i sfiduar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF