Grupi i heronjve të pazakontë, alienëve të veçantë, apo siç njihen ndryshe roje të Galaksisë rikthehen me aventurën e tyre më të re me “Guardians of the Galaxy Vol. 2” që fillon projeksionet premierë në datën 3 maj në kinema Millennium.
“Guardians of the Galaxy Vol. 2” është një film i shkruar dhe i drejtuar nga James Gunn, bazuar në personazhet e njëjtë të fumeteve Marvel Comics. Filmi është vijim i “Guardians of the Galaxy Vol. 1” (2014) prodhuar nga Marvel Studios. Filmi përfshin një kast mjaf të gjerë aktorësh mes të cilëve edhe emra të spikatur të kinematografisë si: Chris Pratt, Zoe Saldana, Dave Bautista,, Michael Rooker, Karen Gillan, Pom Klementieff, Elizabeth Debicki, Chris Sullivan, Sean Gunn, Sylvester Stallone e Kurt Russell si dhe zërat e aktorëve Vin Diesel e Bradley Cooper.
Në këtë pjesë të dytë të sagës Rojet e Galaksisë ndihmojnë Peter Quill që të zbulojë identitetin e babait të tij duke bërë kështu që e gjithë e skuadra të përjetojnë aventurë pas aventure gjatë udhëtimit të tyre në univers.
Xhirimet për filmin e dytë u shpallën që në vitin 2014 kur sapo kishte filluar të shfaqej film i parë i sagës. Xhirimet e filmit filluan në shkurt të vitit 2016 në studion Pinewood dhe u përmbyllën në qershor. Deri tani parashikohet që filmi të arkëtojë 130–150 milionë dollarë kur të fillojë projeksionet amerikane më 5 maj 2017. Ndërkohë “Guardians of the Galaxy Vol. 2” ka arkëtuar jashtë tregut amerikan 106 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavës të parë të projeksioneve.
Kritika e ka vlerësuar filmin “Guardians of the Galaxy Vol. 2’” si një vijim të denjë të kapitullit të parë duke dhuruar adrenalinë gjatë gjithë filmit. Nisur nga suksesi i filmit të dytë, regjisori dhe njëherësh skenaristi James Gunn ka deklaruar tashmë se rruga drejt kapitullit të tretë është e hapur. Deri atëherë publiku mund të shijojë aventurën e dytë të skuadrës së famshme të Galaksisë.

Pandoflat IN të kësaj vere!



Ushqimet që ju forcojnë kockën









Vetitë fantastike të dardhës






