Jemi mësuar të shohim sa larg shkon imagjinata, kur vjen puna tek modelimi i thonjve, i vetullave apo make-up-it në tërësi. Por, na lejoni t’ju prezantojmë me trendin më të ri, i cili ka pushtuar më së shumti Instagramin: buzët e lyera si një siperfaqe mermeri! Ndoshta duket e pabesueshme, por ja që është e vërtet. Një numër i konsiderueshëm grimierësh, aktualisht po punojnë dhe përmirësojnë çdo ditë e më shumë punimin me detaje të ngjyrosjes së buzëve. Për të krijuar dizajne sa më realiste, fillimisht e nisin punën me një shtresë buzëkuqi të lëngshëm, mbi të cilën krijojnë carje apo ujra-ngjyrash, duke e imituar ekzaktësisht mermerin. Ky i fundit, në vetvete, karakterizohet nga imperfeksioni, çka i ndihmon akoma dhe më shumë artistët të sjellin një punë sa më origjinale dhe jo shumë të lodhshme. Po ju, a do ta provonit?


Pandoflat IN të kësaj vere!



Ushqimet që ju forcojnë kockën









Vetitë fantastike të dardhës





