Numri i njerëzve që konsumojnë ushqime të gatshme është gjithmonë e më në rritje. Edhe pse ky fenomen shpesh justifikohet me mungesën e theksuar të kohës, nuk është një arsye e fortë për të qenë pjesë e menusë ditore. Përveç rrezikut të obezitetit, mjekët thonë që ka 2 arsye më alarmante, të cilat duhet t’ju bëjnë të hiqni dorë nga kequshqyerja: 1. Në të tilla raste, trupi e ka shumë herë më të vështirë të prodhojë anti-trupa, 2. Si rezultat i kësaj, organizmi është i predispozuar të preket fare lehtë nga sëmundje të ndryshme. Megjithatë, ka një mënyrë për të rigjeneruar atë çka tashmë ka mbetur e dëmtuar në organizëm. Studimet tregojnë se konsumimi i salmonit dy herë në javë jep rezulate mjaft efikase, pasi ka përmbatje të acidit Omega-3 dhe atij hidroksilik – dy faktorë këto shumë të rëndësishëm antioksidantë, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e trupit. Produktet e peshkut janë këshilluar gjithmonë për ata që dëshirojnë të kujdesen për peshën dhe shëndetin e tyre. Shkencëtarët amerikanë shprehin se një dietë e tillë, parandalon kancerin dhe tumorin, apo çdo lloj sëmundje të rëndë nga e cila mund të prekemi. Pra, nisni ndryshimin, duke filluar që sot dhe nxitoni të bëni blerje të shëndetshme. S’keni ç’prisni!



Luleshtrydhe blu!






Kina sfidon Wikipedian






Pandoflat IN të kësaj vere!



Ushqimet që ju forcojnë kockën

