Jemi mësuar të mbushim çantat e grimit me ngjyrues fytyre apo deodorant, por kemi harruar një element shumë të rëndësishëm të makeup-it: lapsat e buzëve. Aplikimi i buzëkuqit, shpesh nuk na jep formën e dëshiruar të buzëve, duke i bërë ato të duken më të holla. Për këtë vjen në ndihmë lapsi, si një konturues që jep volum dhe bën çdo ngjyrë të duket bukur. Duke filluar nga Kylie Jenner, e deri tek supermodelet si Bella apo Gigi Hadid, të gjitha këto të famshme nuk harrojnë të përdorin këtë detaj, për një paraqitje sa më tërheqëse. Ndoshta keni menduar se kjo është një modë të cilës i ka ikur koha, por e keni gabim. Nëse ende i keni disa lapsa buzësh nga e kaluara, s’keni ç’prisni; nëse jo, atëhere nxitoni ta kompletoni setin e produkteve të kozmetikës. Për përzgjedhjen, ju ndihmojmë ne, duke ju shfaqur në galeri 14 llojet më të mirë të lapsave. Do të na falenderoni.
