Cili personazh është i apasionuar pas këpucëve-shapka Gucci?

Është e ditur tashmë, që moda është shndërruar në një industri të madhe reklamimi e fitimi, e cila gjithmonë surprizon me prodhimet më të reja, duke sjellë risi dhe stile plot kreativitet. Ashtu sikurse nga ana ekonomike jo gjithçka mund të arrihet për t’u blerë, nuk duhet të harrojmë, që të dish të vishesh është një art më vete. Nëse modelet futuriste për disa janë krejt të pakonceptueshme për syrin, për të tjerë janë ekzaltuese për pasurimin e garderobës. Kështu, paraja jo gjithmonë është e lidhur me stilin dhe e anasjellta. Firma e njohur e veshjeve Gucci, kohët e fundit ka hedhur në treg një model këpucësh lëkure, në formën e shapkave, pas të cilave shumë femra u apasionuan. Ndër VIP-at shqiptarë, trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, duket se është dashuruar me këtë model, pasi që ia kemi parë veshur më shumë se një herë, gjë disi e pazakontë për këtë personazh. Lori, së fundmi ka bërë të vetat një model disi më ndryshe të po së njejtës firmë, duke i postuar me entuziazëm në profilin e saj në Instagram. Këto këpucë-shapka kushtojnë 995$ dhe janë një ndër risitë e Gucci-t, pas të cilave e obsesionuar është edhe këngëtarja më “in” e momentit, Jonida Maliqi. Klikoni në galeri për të parë se si i ka kombinuar Lori këpucët, me pjesën tjetër të veshjes.

Previous ArticleNext Article