KreuFashion

25 fustanet që duhet të vishni në një dasmë vere

Me shumë mundësi do ta keni marrë ndonjë ftesë dasme për këtë verë, por edhe nëse nuk e keni marrë, gjasat janë që do ta merrni një të tillë shumë shpejt. Sepse siç dihet, me verën vjen edhe sezoni kur çiftet vendosin të kurorëzojnë dashurinë e tyre me ceremoninë e bukur të martesës. Por, goca e kuptojmë panikun dhe stresin që ju kap në momentin që një mik, apo i afërm ju fton në dasmë. Pyetja që të gjithave na rreh si çekan në kokë në raste të tilla është ‘po çfarë të vesh?!’. Ja dhe ne vendosëm t’ju vijmë në  ndihmë për t’ju dhënë disa ide, se cilët janë fustanet që do t’i shkonin për shtat një ceremonie martese në stinën e verës. Shfletoni galerinë dhe zgidhni të preferuarin tuaj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF