Tërheq vëmendjen e publikut, jo vetëm me atmosferën që përcjell gjatë spektakleve të ndryshme, por edhe me elegancën, të cilën e sjell me shumë origjinalitet, sa herë që shfaqet në ekran. Karriera disa vjeçare ka qenë gjithashtu një faktor ndikues, që emri i saj të figurojë mjaft i dashur për të gjithë ne. Alketa Vejsiu ka gjithmonë diçka për t’u komentuar, kur flasim për veshjen, pasi kombinimet që ajo sjell rezultojnë mjaft të suksesshme. Këtë herë, ne jemi përqendruar tek një nga ato blerje mjaft të rëndësishme për femrat, kur dalin për shopping: këpucët. Kohët e fundit, Alketa duket se ka të preferuara këpucët stiletto, të cilat janë një faktor plotësues të klasit që ajo shfaq. Por, mesa duket Vejsiu nuk e ka problem të veshi dy herë të njëjtat këpucë! Dashuria që ka për një model të caktuar, bën që jo gjithmonë ta shohim ndryshe përsa i përket kësaj pjese. Dhe, jo pa arsye, kjo nuk duket aspak monotone për syrin, pasi paraqitja në tërësi, kombinohet çdo herë me atë çka Alketa dëshiron t’i veshi këmbës. Në galeri do të gjeni katër modelet e preferuara të moderatores. Cili është i preferuari juaj?




Hurma, një frut magjik!



Si të mbroheni nga i nxehti



Linjë trageti Durrës-Nju Jork!





Ushqimet që ju plakin!

Vrapi zgjat jetën!



