KreuFashion

Buzëkuqi nude i të famshmeve shqiptare

Një nga problemet kryesore, që të gjithë femrat mundohen të gjejnë zgjidhje dhe efikasitet, është grimi. Mundohemi të mos e teprojmë, duke u përpjekur të balancojmë sasinë e tualetit, që vendosim tek sytë, në raport me konturet e fytyrës, e natyrisht me ngjyruesin e buzëve. Zakonisht, këshilla e profesionistëve, për një dukje sa më korrekte, është që kurrë të mos rëndojmë sytë aq sa buzët dhe e anasjellta. Një nga preferencat e shpeshta të femrave është buzëkuqi nude, i cili nuk përbën ndonjë ndryshim shumë të madh nga ngjyra e lëkurës. Natyrisht, në këtë rast tolerohet grimi i rënduar në pjesën e syve dhe të vetullave, ku mund të gjejnë përdorim xixat, tonet gri e të zeza, peneli i trashë etj. Të famshmet shqiptare, duket se janë fanse të kësaj paraqitje. Emra të njohur, si: Elvana Gjata, Xhesika Berberi, Jonida Maliqi, Lori Hoxha, janë vetëm disa prej femrave të shoubiznesit shqiptar, të cilat mund të na inspirojnë për një grim të tillë. Klikoni në galeri për më shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF