KreuArt

Olta Daku vjen së shpejti me “Shirli Valentina”!

Është e vërtetë, që me ardhjen e verës, aktivitet artistike nuk janë aq të shpeshta sa gjatë sezone të tjera të vitit. Por, kjo nuk do të thotë aspak që dashamirësit e teatrit, të mos kenë mundësinë të shijojnë netët e nxehta në ambjentin e tyre të preferuar. Shumë shpejt, në Teatrin Aleksanër Moisiu në Durrës, do të kemi mundësinë të shohim shfaqjen “Shirli Valentina”, e këtë na e bën të ditur vetë protagonistja, Olta Daku. Nën drejtimin e regjisores Driada Dervishi, aktorja e karaktereve do të sjelli e vetme personazhin e Shirli Valentin – një meso-grua shtëpiake angleze, e cila zbulon veten dhe ato ҫfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi. Kjo është një ndër veprat më të famshme të anglezit Willy Russel, i cili ka fituar shumë ҫmime me këtë komedi të ’86. Olta Daku nuk nguron të ndajë një ndër frazat e veprës me ne, nëpërmjet rrjetit social Instagram: “Ndërkohë që klitori kishte qenë gjithmonë aty, si kontinenti i Amerikës, vetëm se nuk e kishte zbuluar njeri! Më mirë të isha martuar me Kristofor Kolombin!”. Menjëherë pas kësaj batute, aktorja lajmëron se datat do të publikohen së shpejti, e ne nuk na mbetet gjë tjetër, veҫse ta pranojmë që nuk na pritet deri në natën e premierës…

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF