Një çantë dore, një vajzë. Në fushatën e saj të re publicitare vjeshtë 2017, Maria Grazia Chiuri fton Jennifer Lawrence të prezantojë krijimin më të fundit të shtëpisë. Modelin DiorAddict. Në një video me frymëzim “Nouvelle Vague” dhe të titulluar “La Fille américaine” (Vajza amerikane), rizbulojmë estetikën në bardhë e zi që shoqëron pikat e forta të markës. Aktorja e oskarizuar për filmin “Happiness Therapy” shfaqet me një stil shumë të thjeshtë dhe e shkujdesur.



















