KreuArt

Tre muskutjerët/ Koncerti që zgjoi Tiranën

“Muret e pallatit të Kongreseve do të shpërthejnë”, kështu u shpreh pak ditë më parë Elton Deda në një rrëfim ekskluziv për Bordo. Dhe mesa duket ka patur të drejtë. Mbrëmja e 15 Majit ka mbledhur të gjithë dashamirësit e rrokut, por jo vetëm, në të parin koncert recital të tre heronjve të rrokut shqiptar. Nga timbri i çjerrë e unik i Aleksandër Gjokës,  grinta e rrokerit Elton Deda, e deri tek notat baladë të Redon Makashit, koncerti i mbrëmshëm pati gjithçka i duhet një koncerti për të ngritur peshë të 2000 spektatorët që kishin mbushur sallën. Fatlumët që mundën të gjenin bileta, nuk mund të mos ndanin nëpër rrjetet sociale emocionet që po përjetonin teksa ndiqnin heronjtë e tyre. Të njohur, apo të panjohur, çdokush që ndodhej në atë sallë, ka marrë mbrëmë dozën e duhur të rrokut të mirëfilltë dhe muzikës së mirë. Pasi mesa duket publiku shqiptar ka etje për muzikë të tillë. Vetëm pak orë pasi u publikua lajmi për koncertin recital të etërve të rrokut shqiptar, ishte e pamundur të gjeje bileta, pasi si rrallëherë ato u shitën në kohë rekord. Ju jeni një prej atyre që nuk mundët dot të gjeni biletë?! Mos u shqetësoni, pasi kemi një lajm të mirë edhe për ju. Në një intervistë për Bordo, vetëm pak ditë më parë 3 muskujtjerët na rrëfyen se me shumë gjasa do të ketë edhe një koncert tjetër pas këtij. Epo, mezi po presim!

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF