KreuArt

Portugalia fiton Eurovision Song Contest

Portugalia me Salvador Sobrale që këndoi “Amor Pelos Dois” fitoi edicionin e 62-të të Eurovision Song Contest që u zhvillua në Kiev më 13 maj.

Një natë më parë, italiani energjik shoqëruar me një gorillë fallco bashkë me këngëtar portugez me zë të brishtë shiheshin si favoritë në finalen e Eurovizionit, show magjepsës me 200 milionë telespektatorë. Me sa duket parashikimet kanë qenë të sakta, pasi portugezi arriti të fitojë këtë kompeticion që po shndërrohet çdo vit në një eveniment gjithnjë e më të ndjekur.

Një vit pas fitores shumë politike të Ukrainës para Rusisë, konteksti politik manifestohet sërish në ketë evenimet të njohur për zbulimin e grupit suedez ABBA, organizuar në një vend të përfshirë që pre tre vitesh nga lufta dhe pa kandidaten ruse Julia Samoilova.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF