BORDO takon para megakoncertit Aleksandër Gjokën, Redon Makashin dhe Elton Dedën
Intervistoi: Silvi Sako/ Foto: Ermal Mulla
“Do të jetë një bombë tronditëse!”, kështu e kanë quajtur ‘3 Musketierët’ Elton Deda, Redon Makashi dhe Aleksandër Gjoka , atë që do të ndodhë brenda mureve të sallës gjigande të Pallatit të Kongreseve më 15 Maj, madje me humor Eltoni shton se edhe ato mure do të shemben, në intervistën ekskluzive për Bordo.al. Kryeheronjtë e rock-ut shqiptar janë mbledhur më në fund për të realizuar të parin koncert rock-simfonik , më 15 Maj ditë kjo që duket se do të përsëritet për vetë interesin e madh që ka! Teksa ata janë lajmi i këtyre ditëve, ne i kemi takuar mes provave, ku kemi mësuar shumë detaje rreth kësaj ngjarje artistike; që nga përmbajtja, ripunimi i hitit të tyre “Të pranoj si je”, planet për këngë të reja, por edhe turin që do të pasojë ky koncert!
Si lindi ideja e koncertit?
Redoni: “Ideja ka fjetur tek ne prej vitesh! Për këtë koncert mund të them që ka ndodhur fare rastësisht, duke shkuar në një aktivitet! Kemi qenë me Sandrin dhe me një kushuririn tim, që ka kompaninë ‘’Conext’’ e rastësisht duke ecur rrugës, i tregova një filmim në youtube lidhur me 3-en tonë, ku kishim marrë pjesë si të ftuar në një festival. Pasi, ndryshe është t’i flasësh dikujt për një ide të mirë, për orkestër, planet tona, e ndryshe kur e shikon diçka. Ai pasi e pa filmimin ngeli një moment pa folur e tha: ‘’Kjo është një gjë fantastike, do bëhet patjetër”! Aty premtuam që këtë vit do të bëjmë koncert, por iku dhe një vit e dolëm gënjeshtar! Por erdhi koha dhe ‘’Conext”, një kompani mjaft serioze në vend nisi të merrje me organizimin. Fillimisht e morëm paksa me dyshim, por ja tani na ndan vetëm një fundjavë nga nata e madhe!
Pse pikërisht tani?
Redoni: Tani u bënë gjërat mbarë dhe shpresojmë që pas kësaj ndërmarje kaq të madhe të dalim me sukses në datën 15. Kështu që mirë që ndodhi, se ne kishim ngelur duke e shtyrë: vitin tjetër, vitin tjetër e nuk do ishte bërë kurrë…
Sandri: Këngëtarët këtu janë menaxherë të vehtë-vetes, të të gjitha rrymave, nuk ka edukatë pune siç e ka Anglia, Gjermania e gjithë bota, pasi ata kanë menaxher e rregulla. Për ne ishte rastësi që ishte Klodi i Conext, që e bëri këtë punë me përkushtim. Toni, ose unë kur dalim pasi në kemi pasur raste kemi dalë edhe të tre, nuk kemi patur menaxhere siç ekziston në të gjithë botën. Jemi içik mbrapa për këtë gjë dhe për mua, kjo ishte kryevepër që po bëhet, pasi pavarësisht që kishim vlera edhe ne, dhe Toni sidomos ka folur me njerëz, pa përmendur emra, si të qeverisë, Kryeministrisë, Bashkisë etj, pa Conext nuk do ishte bërë. Kemi edhe ne vlerat tona, por ata të firmës kanë punuar, kanë qënë në disozicionin tonë duke kontaktuar të gjithë bankat, gjithçka duhej e kjo nuk na kishte ndodhur asnjëherë. Ne kemi ndenjur me duar në xhepa. Kemi bërë vetëm punën tonë si artistë, kemi qenë të lirë e po meremi e po bëjmë vetem provat ku po qëndron dhe ti tani këtu. Dhe ky është një rast unikal për Shqipërinë sepse bota i ka shumë të thjeshta këto gjera pasi nuk meret këngëtari direkt e kjo ishte një lehtësi shumë e madhe që ne të kemi edhe kohë të bëjmë provat!’
Redoni: ’Një aktivitet me përmasë me të vogël ne mund ta bënim prej vitesh,por kishim vendosur që ose ta bënim tamam,në të kundërt fare!’
Sandri: ‘Pikërisht, donim ta bënim me parametra europian. Investimi është shumë i madh, skena, ’led ëall-I’ e çdo pajisje. Ne na duket mrekulli pasi jemi të sigurt që me këto kushte do dalim kryeveper. Është hera e parë që bëhet kjo gjë e nuk flas për festival se atë e kishim realizuar, por po flasim për ‘3 Musketierët’ këtu.’
Cilat janë risitë? Çfarë të rejash do sjellin ‘3 Musketierët’ në këtë koncert?
Eltoni: Gjërat më të reja që do të sjellim në këtë koncert janë këngët tona të vjetra. Do të jenë në total 22 këngë dhe risia është që më në fund, një koncert bëhet me një orkestër të madhe sinfonike, e cila do të thotë shumë sepse nuk është e njëjta gjë si të jesh me 4 apo 5 vetë në një grup. Ndërsa risia më e madhe për mua, e cila i kalon edhe këto më sipër është që njerëzit më në fund po futen në një sallë për të parë një koncert. Pra, nuk është më kultura e ‘club-t’ në këtë moment, por në një sallë ku secili ka karrigen e tij, të cilën mund ta shfrytëzojnë ose jo, ta palosin, të ecin apo kërcejnë kështuqë kjo është risia e koncertit. Ne premtojmë një koncert duke ju kthyer një tradite që u bë vite që në Tiranë ka humbur!‘’
Përse me orkestër sinfonike?
Eltoni: Sepse, në momentin që ti luan këngët e tua me nje orkestër sinfonike, do të thotë që ti e rrit nivelin, rrit forcën e këngës, rrit madhështinë e saj, dimensioni e saj. Pra, ne i kalojmë këngët nga një dimension studioje ose një dimension ‘live-i ‘siç i kemi luajtur me një grup më të vogël, i kalojmë në një dimension tjetër. Në natyrën njerëzore çdo dimension që tejkalon një dimension tjetër, do të thotë prirje e re, do të thotë nivel i ri, do të thotë rregulla të reja loje dhe rregullat më të mëdhaja mendoj unë. Në të gjithë botën jonë kur një grup rock luan muzikë me një orkestër sinfonike sepse janë dy disiplina të ndryshme që bashkohen mrekullisht njëra me tjetrën, në rast se di t’i bashkosh, -se në rast se nuk di t’i bashkosh pastaj, është punë tjetër.
Kam dëshirë t’ju rikthej vite pas në kohë! Na tregoni pak, si ishte hera e parë që jeni njohur? Si keni arritur ta ruani këtë miqësi pëgjatë kaq shumë vitesh? Sekreti i miqësisë tuaj ?
Redoni: Unë me Tonin jemi njohur që në klasë të dytë, ndërsa me Sandrin veç ‘Këngëve të Liqenit’ e njihnim edhe si personazh të Tiranës.’’
Sandri: Relativisht, mosha që kam, pasi unë jam më i madh…
Eltoni: Sandro, hajde ta mbarojmë këtë intervistë e të të jap një birrë!’’
Sandri:’’E shënove dhe këtë, e bëre ‘skup’ dmth ë? (qesh)!
Sandri: ’Po prit pra, të ‘leh’ içik edhe unë këtu tashi! E di cila është kryevepra që ne na bashkon pavarësisht moshave të ndryshme, kryesorja është shija muzikore që kemi patur. Eltoni ka qënë në Lice dhe unë në atë kohë nuk kisha muhabet me çunat pasi unë isha me grupin X, e Eltoni në ‘90-ën ka qenë me grupin “Tingulli i zjarrtë’’ dhe Toni ndër të gjithë moshatarët e vetë të cilët dëgjonin grupe si ‘’Pet Shop Boys’’, ky dëgjonte ‘’Deep Purple”, “Led Zeppelin” e më vinte mirë pasi, në atë moshë i pëlqente një muzikë të cilën e pëlqeja edhe unë! Gjithashtu edhe Redi. Kjo ka qënë arsyeja që na ka bashkuar, shija, pasi të tre jemi ‘pop’, ’rock’ edhe pak ‘hard rock’ .’’
Eltoni: Tani po ta shikojmë kështu, jemi edhe ‘heavy metal’ për atë punë! ‘Ditë dimri’ ka kaluar në dimesion tjetër! (qesh)!
Eltoni: Sekreti i jetëgjatësisë është se ne kemi një ‘demokraci’ më të lashtë ndoshta më shumë sesa ka qenë demokracia greke brenda nesh, kemi një parlament shumë idealist, i cili na tregon neve të gjithë rregullat dhe nuk kemi nevojë që t’i vëmë rregullat bashkë! Unë i them Sandrit, ’do me nejt? S’du ! Ik. Tono, do me nejt ? –S’du! Ik. Do me nejt? Po, dua. Je i mirëpritur! Prandaj gjithë këtë gjë e mirëkuptojmë me njëri-tjetrin. E gjithë ideja është që, e gjithë bërthama jonë funksionon ashtu siç duhet të funksionoi!’’
Cili ka qenë momenti më i veshtirë i juaji, deri më sot? Po ai më gazmori?
Redoni: Kemi qënë shumë pozitiv!
Sandri: Shumë gazmor!
Eltoni: Kemi qene aq shumë bashkë sa nuk mund të tregojmë një histori specifike, pasi çdo histori ja kalon tjetrës.’’
Simboli i bashkimit tuaj si ‘3 Musketierët’, ka qënë e vazhdon të mbetet kënga ‘’Të pranoj si je‘’ . A do ta risillni në skenë?
Sandri: Patjetër!
Eltoni: Sigurisht, të gjithë këngët do t’i risjellim e që të gjitha janë në një dimension tjetër kështuqë edhe ajo ka marë atë vlerën e vetë. ‘Të pranoj si je’ e kemi përpunar pak në orkestracion, është sjellë pak në versionin me indikacione nga muzika që dëgjonim atëherë, pak ‘Deep Purple’, pak ‘Led Zepplin’. Ka në brendësi të gjithë ‘godfather-at’e Rock-ut. Ka dalë shumë e bukur! Vërtet ka dalë shumë e bukur, madje pjesën e fundit e ka pak amerikane! Ndryshe nga versioni origjinal, pasi edhe në atë kohë, para 20 vitesh kur ështe bërë kënga, kushtet kanë qenë të tjera, kurse tani i kemi të gjitha mundësitë.
A jeni ndjerë të vlerësuar gjatë këtyre viteve në Shqipëri? Si e keni matur ?
Eltoni: Unë mendoi se është me periudha! Çdo artist ka shkëlqimin e vet, ka lindjen, ka përpunimin, ka dhe atë pikun e vet. Nuk mendoi që në jemi në atë ‘pikun’ tonë sot, pasi piku jonë mendoi se ka qënë para 10 viteve, kur ne ishim më të afërt me njerëzit dhe kultura e publikut ka qenë ndryshe nga çfarë është kultura sot! Këtu duhet me qenë të drejtë, ama në momentin që ne e prekim shpesh skenën bashkë me Sandrin dhe Redonin dhe shikojmë që brezat kanë një spekter shumë të bukur, nga moshat e mëdha, më të mëdha sesa ne apo ndoshta, më të mëdha sesa edhe vetë Sandri 60-65 vjeçar, me bashkëshortët apo me familjet, që vijnë deri tek të rinj fare 18-19 vjeçar, ky është momenti ku unë e quaj ‘mission accomplished’. Në momentin që është misioni i përfunduar, pasi arrin të kapësh 3 brezat pra, kënga jote jeton, muzika jote jeton, nuk mendoj që një artist ka një ‘amorprop’ më të madh për të aspiruar, për një diçka tjetër. Ky është qëlimi finali i artistit. Gjurma! Kur ti e shikon gjurmën që jeton, pasi ne jemi të vdekshëm, të gjithë do të vdesim, jemi vetëm kalimtar në këtë jetë. Në momentin që ne shikojmë që kemi lënë gjurmë kjo do të thotë që emri yt, i fëmijëve të tu, i brezave që do të vijnë me mbiemrin Deda, Gjoka dhe Makashi do jetojnë. Kaq!’’
Përse jeni limituar përsa i përket projekteve tuaja të reja që pas daljeve tuaja të hershme? Çfarë ju ka penguar?
Sandri: Unë jam munduar! Nuk kam qënë jashtë mase aktiv por të paktën, një këngë në vit jam munduar ta publikoj!”
Eltoni: Unë nuk jam limituar për projekte të reja. Unë jam marë me projekte të tjera. Një artist duhet të këtë qetësinë e vet, kohën e vet që të meret me projekte të reja dhe në momentin që ti meresh me projekte si ‘RockStock-u’ apo me Sandrin, Redin, këngetarë të tjerë, ’The voice’ etj. Në momentin që artisti është i qetë atëherë është i lirë për të krijuar apo për të bërë gjëra të mira. Unë nuk e kam atë luks që të futem 1 muaj në shtëpi dhe të rri në qetësinë time dhe të krijoj. Kjo është një kritikë që normalisht ma kanë bërë përpara, është kritikë e bukur sepse e kuptoj që njerëzit kanë dëshirë që të dëgjojnë një këngë të re nga Toni dhe është një premtim i heshtur, le të themi për të gjithë dashamirësit e mi që, sigurisht, shumë shpejt (megjithëse kam ca vite që them ‘shumë shpejt, shumë shpejt (qesh), por si thonë, më mirë vonë sesa kurrë!
Çfarë mund të ndodh duke patur parasysh idenë time, mbas këtij koncerti që jam i bindur që do të ketë shumë sukses e këtë nuk e diskutoi fare, në momentin që do të mbaroi koncerti është një moment shumë i përshtatshëm që ne të tre, ose bashkë, ose veç e veç të krijojmë dicka të re dhe mund ta punojmë. Jam shumë i bindur që është momenti shumë i bukur sepse njerëzit e kanë atmosferen e koncertit dhe kënga ecën. Kjo mund të bëhet!
Unë them të nxjerim një këngë teke njeherë.
Sandri: Financimi?’
Eltoni: 1000 euro mo! Ose në rrugë!
Sandri: Jooo, në rrugë nuk dalë unë.
Toni: Po nuk dolëm të tre me një qese, të betohem, aty në rrugë, një orë para Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhim lekët dhe u bë edhe kënga. Ndihmoni Elton Dedën, Aleksandër Gjokën dhe Redon Makashin’ – slogani. (Qeshin)
Sandri: Dikur, ne kemi patur një format ku kemi dashur të bëjmë një kasetë, secili nga 3 këngë e kishim lënë. Unë kam mbaruar, i kam bërë të mijat, që të nxirnim albumin. Ajo ka qënë kryevepër sepse i morëm lekët…(Eltonit ): ‘’T’ja tregoi këtë?
Toni:’ Joo, se do na nxjeri lakrat në bordo.al! (qesh) Do vish të të jap një birrë tani, se na vdiqe! (Qeshin)
Cilat janë pritshmëritë tuaja lidhur me koncertin? Qëllimi kryesor?
Eltoni: Koncerti do të jetë një ‘Bombë tronditëse’! Për çdo njeri që kupton muzikën! Është një koncert tronditës! Ndodh diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë, që të besh një rock sinfonik të tillë. Të gjithë kemi provuar të gjitha format e të kënduarit, por ky koncert është ndryshe, i përmasave të papara! Qëllimi kryesor është që te nxjeri nga letargjia të gjithë njerëzit të cilët mendojnë që jeta fillon në ‘club’ dhe mbaron po në ‘club’! Ka salla koncertesh, ka skena të mëdha që i përkasin artistëve. Problemi kryesor është që të mos vdesi një traditë e cila duhet të rilind. Argëtimi në një ‘club’ dhe argëtimi në një koncert janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme prandaj kemi zgjedhur një sallë të madhe, një sallë të bukur, që artisti edhe të mund të vrapoj, të ndërveprojë me njerëzit! Ky është qëllimi! Ne nuk duam që njerëzit të pijnë në sallë për të ardhur në gjendje për të kuptuar koncertin sepse koncerti ka aq shumë adrenalinë, saqë njerëzit nuk kanë nevojë të pinë fare sepse do t’i bjerë muzika në kokë. Do të jetë tronditës!
Mendoni ta risillni më vonë këtë koncert?
Eltoni: Mendojmë që në rast se ka kërkesa, do ta shohim, do konsultohemi e ndoshta mund të bëjmë një natë të dytë. Mesa shohim ka një super dyndje e për njerëzit që mund të zhgënjehen pasi nuk kanë mundur të jenë aty, ka mundësi t’i japim një shans edhe për një natë të dytë ose qoftë edhe për ata që mund t’i lemë të pangopur për një koncert tjetër. Kemi ndërmënd për një tur, duam ta bëjmë një tur dukë përfshirë edhe vende jashtë Shqipërisë; në Kosovë, Maqedoni, Itali, Greqi, etj. Jemi të ineresuar për çdo vend që ka shqiptar! Në rast se bën një koncert, nuk është problem të bësh edhe 100 koncerte të tjera sepse janë bërë gjërat. Muzikantët i dimë, partiturat janë një dirigjent e kryhet. Është çdo gjë komode për të lëvizur!



















