Sot, dizenjuesit francezë tërheqin po aq ose më shumë se sa në kohët e arta të “french design”. Provë e kësaj janë shifrat që vijnë nga institutet e studimit të tregut, ku markat franceze regjistrojnë një xhiro prej 9,5 miliardë eurp, një rritje me 2,3%. Prej shumë kohësh e konsideruar si shumë e shtrenjtë made in France tani është bërë më e arritshme. Kjo falë shfaqjes së një brezi të ri me një filozofi ndryshe të tregut. Por ky nuk argumenti kryesor për këto shifra rekord shitjesh. Në fakt është një ndërthurje mes cilësisë së lartë me një çmim të arsyeshëm. Gjeni në galerinë tonë të fotove ide made in France për t’i përdorur në arredimin e shtëpive tuaja.



















