Një sesion testi për klientë vërtetë të veçantë ka vendosur të organizojë “Icona Design Group” në Kanë në bashkëpunim me Festivalin e Kanës. e vendosur në molin e miliarderëve në portin Vauban, përballë me jahtet më luksozë të të ftuarve në festival, do të jetë e mundur që të provohet vetura super ekskluzive Icona Vulcano Titanium. Një superveturë e jashtëzakonshme që kushton 2,5 milionë euro.
Bëhet fjalë për një supermakinë unike në botë sepse është e realziaru krejtësisht, sikrse thotë edhe emri Vulcano Titanium, nga titani dhe janë nevojitur rreth 10 mijë orë pune. Vulcano Titanium ka një motor 6,8 litra V8 në pjesën e parme që çliron 680 kuaj fuqi. Kjo mundëson që të arrihet 0-100 km/h për 2,8 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 355 km/h.



















