KreuArt

Shumë shpejt një Top Gun 2!

Top Gun 2 është tashmë gati për të kapur qiejt…. donim të thoshim kinematë e gjithë botës.

Pritja do të jetë ende e gjatë, Tom Cruise ka lajmëruar se xhirimet do të fillojnë vitin tjetër, por tani për tani mund t’i referohemi filmit jo më si Top Gun 2, por me titullin zyrtar.

Lajmin e bëri të ditur vetë Cruise, që në film do të kthehet të luajë në rolin e pilotit fenomenal Maverick. Filmi kult me regjisor në vitet ’80-ë nga Tony Scott do të titullohet “Top Gun: Maverick”.

Gjatë intervistës për promocionin e filmit të tij të ardhshëm “La mummia”, që do të dalë në kinematë italiane të enjten në 8 qershor , aktori ka shpjeguar këtë vendim : “Nuk do të titullohet Top Gun 2, por Top Gun: Maverick. Nuk doja një numër. Nuk ke nevojë për një numër”.

Në regjinë e projektit ylli hollivudian do të ketë Joseph Kosinski, më të cilin në 2013 ka xhiruar Oblivion. Por nuk ka përfunduar këtu. Tom bëri të ditur edhe disa të reja mbi Top Gun: Maverick: “Filmi do të karakterizohet nga e njëjta mënyrë si në kapitullin e parë. Pilotët janë kthyeri! Por në këtë film do të kemi avionë më të mëdhenj e më të shpejtë”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF