Mesa duket çdo gjë sillet rreth astrologjisë…Ndoshta jeni habitur kur keni lexuar titullin, por ja që ekziston dhe një përcaktim i tillë. Në përshkrimin e karakterit të njeriut, shpesh bëhet faktor ndikues edhe shenja e horoskopit, që përcakton më shumë se një anë të asaj çfarë ne e tjetri di për veten. Kemi lexuar shpesh, artikuj të llojit: cilat shenja duhet t’i mbani larg vetes, ushqimet më të mira sipas shenjës së horoskopit, çfarë profesioni ju përshtatet më shumë në bazë të shenjës së zodiakut etj. Epo, ja që sot është një ditë e nxehtë qershori, e ju me siguri gjendeni buzë ndonjë pishine apo thjesht po qendroni në shtëpi, duke shijuar këtë të dielë. Me pak fjalë, ne nuk kemi si t’ju zhgënjejmë, e kështu nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’ju tregojmë se cilët kokteile ju përshtaten më së shumti sipas ‘fatit’ të yjeve. Janë më të përshtatshmet e mundshme në këto ditë të nxehta, e ne ju ftojmë të klikoni në galeri për të parë se çfarë duhet të përzgjidhni, herën tjetër që do t’ja u ketë ënda për një pije të tillë. Sa për të gjithë ata, që preferojnë t’i realizojnë kokteilet në kushte shtëpiake, mund të gjeni disa nga recetat më të mira, pikërisht në numrin e fundit të revistës BORDO. Kur t’i provoni, do të na falenderoni!

