Zakonisht, perandoritë e suksesit ngrihen nga asgjëja, duke u bazuar vetëm në talentin dhe vullnetin e themeluesit e bashkëpunëtorëve të tij. ‘Chanel’ u ngrit nga Gabrielle Chanel në fillim të shekullit të 20-të, periudhë në të cilën korsetë e shtrënguara fort, dekoltetë e ekzagjeruara dhe fustanet e fryra kombinoheshin në një model të vetëm. Të gjitha këto u përmbysën, kur Gabrielle vendosi t’i jepte një tjetër kuptim seksualitetit të femrës: pikërisht duke e fshehur atë. ‘Chanel’ mbetet ende një nga perandoritë më të preferuara të modës, puna e palodhur e së cilës, mban ende të ngritur me prestigj emrin e asaj që ndryshoi totalisht perceptimin e botës mbi veshjen. Më poshtë do të gjeni 7 fakte që nuk i keni ditur për ‘Chanel’.
1. Gabrielle Chanel e nisi fillimisht punën me krijimin e kapeleve.
2. Ishte e para që ndërthuri stilin me komfortin në të veshur.
3. ‘Shtëpia e Chanel’ është më e vjetra ndër shtëpitë e punimit të modës.
4. Krijimi i një koleksioni i përngjan një operacioni ushtarak.
5. Koleksionet perfeksionohen deri në momentin e fundit.
6. Nëse bën shpesh pazar tek ‘Chanel’, do të kesh shumë shpejt një manekinë vetëm tënden.
7. Nevojiten rreth 100 orë për të modeluar një fustan të thjeshtë, e 1000 të tjera për një fustan nusesh.



















