KreuBusull

Çfarë mendojnë motrat Vjollca për njëra-tjetrën?

Marina dhe Luana Vjollca, dy motrat më të famshme të ekranit shqiptar vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe në këtë periudhë pushimesh. Ato u përfolën për largimin nga televizioni në të cilin punonin prej vitesh, si dhe për një dasmë në horizont për Marinën.

Vetëm pak më parë ato na kanë postuar në Instagram të njëjtën foto, me të njëjtin përshkrim: “Gjysma ime”, shkruajnë secila prej tyre për njëra-tjetrën. E sigurisht, s’mund të ishte ndryshe, Marina dhe Luana janë dy motra të lidhura shumë ngushtë më njëra-tjetrën në jetën e përditshme dhe në skenë.

Madje, një e përbashkët tjetër e tyre është edhe origjina e të dashurve të tyre, ata  janë të dy nga Kosova. Përkatësisht, reperi Getoar Selimi dhe Krenar Çoçaj.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF