Një vit e gjashtë muaj burg. Është ky dënimi për aktorin e njohur të akuzuar nga Prokuroria e Romës për shkeljen tatimore ‘mashtrim në deklarimin e pasurisë dhe evazion fiskal’.
Bëhet fjalë për aktorin e e njohur italian, aq të dashur për publikun shqiptar Raoul Bova. Prokuroria ka bërë të ditur se ai ka shmangur 700.000 euro taksa në vitet 2005-2011. Gjykata ka pohuar se aktori ka lëshuar edhe fatura për transaksione të cilat nuk ekzistojnë, pra fiktive.
Avokatja mbrojtëse e Bova-s, Giulia Bongiorno i ka dhënë të drejtë klientit të saj. Sipas Bongiorno-s vendimi i prokurorisë është i pabazë dhe do të rrezohet tani që çështja është hedhur në apel.
Bashkë me aktorin, nën akuzë kanë qedhe e motra Daniela së bashku me ish-gruan e tij Chiara Giordano. Të dyja janë liruar.