KreuBusull

Ekspozitë me sendet e rralla personale të princeshë Dianës

Një koleksion i sendeve të rralla të Dianës, Princeshës së Uellsit do të shfaqen këtë verë në pallatin Buckingham Palace.

Kjo ekspozitë do të mbahet për nder të 20-vjetorit të vdekjes së saj, duke kujtuar detyrat e panumërta zyrtare në mbështetje të mbretëreshës Elizabetë. Ky koleksion do të mbahet në Dhomat e Muzikës, të cilat do të qendrojnë të hapura për publikun si pjesë e hapjes vjetore të pallatit Buckingham dhe shumë nga artikujt janë zgjedhur nga princi William dhe Harry.

Në qendër të koleksionit ndodhet tavolina në të cilën Diana shkruante letrat, zarfa dhe fotografi të panumërta të djemve. Kasetat e preferuara të Dianës të nga Diana Ross, Elton John dhe George Michael, si dhe disa vepra klasike.

Gjithashtu koleksioni përfshin një palë këpucë baleti, si dhe një numër të madh dhuratash ku spikat një kalendar i Cartier, dhuruar nga presidenti Reagan.

Hapja verore e dhomave të Buckingham Palace do të zhvillohet në datat 22 korrik-1 tetor.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF